Botë

Britania e Madhe rihapet për evropianët dhe amerikanët e vaksinuar

Shumë udhëtarë nga mbarë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aterruar në Mbretërinë e Bashkuar, pa pasur nevojë të karantinohen pas mbërritjes në shtetin ishullor.

Ndryshimi, që ka nisur të zbatohet prej të hënës në mëngjes, prek të gjithë ata që vijnë nga vendet që janë në listën e gjelbër të Britanisë së Madhe, përjashtuar Francën.

Pasagjerët që kanë ardhur nga vendet evropiane dhe shtete amerikane janë shprehur të mahnitur me heqjen e masave kundër pandemisë së koronavirusit. Të gjithë udhëtarët duhet të kenë marrë së paku nga dy vaksina që të mos përballen me masën e karantinimit.

Pasagjerët kanë thënë se edhe heqja e testit të detyrueshëm për koronavirus e ul koston për pasagjerët që shkojnë në Britani.

Edhe shefat e kompanive të fluturimeve kanë mirëpritur ndryshimin e rregullave, por kanë bërë thirrje që më shumë shtete të shtohen në listën e gjelbër të Britanisë dhe për uljen e kostos së vaksinave.

Edhe drejtuesit e aeroporteve britanike kanë thënë se duhet të zgjerohet lista e gjelbër. Megjithatë është bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen për shkak të përhapjes së varianteve Delta e Beta të koronavirusit.