Botë

Shkon në tetë numri i viktimave nga zjarret në Turqi

 

Të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve në brigjet jugore të Turqisë, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të shuar zjarret pranë vendpushimeve bregdetare.

Dy persona vdiqën në qytetin Manavgat, sipas një njoftimi nga ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ndërsa dhjetë u dërguan në spitalet lokale për të marrë trajtim.