Botë

Shpëtimi i përkthyesve afganë

Fluturimi i së premtes ishte “një arritje e rëndësishme ndërsa ne vazhdojmë ta përmbushim premtimin tonë për mijëra shtetas afganë që shërbyen krah për krah me trupat dhe diplomatët amerikanë gjatë 20 vjetëve të fundit në Afganistan”, ka thënë Bideni. Presidenti amerikan dëshironte t’i nderonte veteranët ushtarakë, diplomatët dhe zyrtarët e tjerë të SHBA-së që bënin thirrje për largimin e bashkëpunëtorëve afganë nga Afganistani

Fluturimi i parë për shpëtimin e afganëve që punuan së bashku me amerikanët në Afganistan solli në Shtetet e Bashkuara më shumë se 200 afganë, përfshirë shumë fëmijë dhe foshnja në krahë. Ata do të nisin një jetë të re me ëndrrën amerikane. Presidenti Joe Biden ka deklaruar se ishte krenar që i mirëpriti afganët në shtëpinë e tyre të re.

Nisja e fluturimeve të evakuimit, duke shpëtuar ish-përkthyes dhe bashkëpunëtorë të tjerë që janë të frikësuar nga hakmarrja e talebanëve, nxjerr në pah pasigurinë amerikane në lidhje me mënyrën se si qeveria dhe ushtria e Afganistanit do të funksionojnë pas largimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga shteti afgan.

Anëtarët e familjes kanë shoqëruar interpretuesit, përkthyesit dhe shumë bashkëpunëtorë. Në fluturimin e parë të evakuimit ishin 221 afganë që siguruan kalimin në SHBA përmes programit të veçantë të vizave. Në mesin e tyre ishin 57 fëmijë dhe 15 foshnje, thuhet në dokumentin e qeverisë amerikane të siguruar nga “Associated Press”.

Aeroplani aterroi në Dulles të Virgjinias, pak milje larg Washingtonit. Aeroplani u ndal pas mesnate, sipas shërbimit të përcjelljes së fluturimeve “FlightAware”.

Fluturimi i së premtes ishte “një arritje e rëndësishme ndërsa ne vazhdojmë të përmbushim premtimin tonë për mijëra shtetas afganë që shërbyen krah për krah me trupat dhe diplomatët amerikanë gjatë 20 vjetëve të fundit në Afganistan”, ka thënë Bideni. Presidenti amerikan dëshironte t’i nderonte veteranët ushtarakë, diplomatët dhe zyrtarët e tjerë të SHBA-së që bënin thirrje për largimin e bashkëpunëtorëve afganë nga Afganistani.

Premtimi amerikan

“Mbi të gjitha”, ka thënë Bideni, “unë dua t’i falënderoj këta afganë të guximshëm për qëndrimin me Shtetet e Bashkuara dhe sot jam krenar t'u them atyre: ‘Mirë se vini në shtëpi’”.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, përgëzuan afganët për punën e tyre përkrah amerikanëve dhe thanë se ardhja e tyre demonstron përkushtimin e qeverisë amerikane ndaj tyre.

Fluturimi i së premtes kishte të bënte me “mbajtjen e premtimeve”, ka thënë Will Fischer, veteran i luftës në Irak dhe avokat për çështjet e veteranëve.

Mirëpo një agjenci refugjatësh ka deklaruar se administrata e Bidenit do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i zhvendosur mijëra afganë të tjerë dhe i kërkoi Bidenit që sa më shpejt t’i sjellë afganët në SHBA, apo në një territor amerikan siç është Guami.

“Deri më sot, thjesht nuk kishte asnjë plan të qartë se si do të sigurohen pjesa dërrmuese e aleatëve tanë”, ka thënë për përkthyesit afganë Krish O'Mara Vignarajah, kryetar i Agjencisë së Zhvendosjes së Shërbimit Lutheran të Imigrimit dhe Refugjatëve.

“Ne nuk mund t'i vendosim me ndërgjegje të mirë ata në vende të treta me të dhëna jo të besueshme të të drejtave të njeriut, ose atje ku talebanët mund të jenë në gjendje t’i kapin përkthyesit dhe bashkëpunëtorët tanë”, ka thënë zyrtari i zhvendosjeve.

Image

Shtetet e Bashkuara kanë biseduar me Katarin dhe Kuvajtin për pritjen e përkohshme të mijëra përkthyesve të tjerë afganë, të cilët janë shumë më prapa në procesin e aplikimit për vizë sesa afganët që kanë arritur në SHBA gjatë së premtes.

Administrata e Bidenit e quan përpjekjen e shpëtimit si Operacioni i Aleatëve Refugjatë. Operacioni ka mbështetje të gjerë nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë dhe nga grupet e veteranëve. Mbështetësit citojnë raste të përsëritura të forcave talebane që eliminonin afganët që punonin me amerikanët ose me qeverinë afgane.

Ndihma e Kongresit

Kongresi të enjten miratoi me shumicë dërrmuese legjislacionin që do të lejonte një shtesë prej 8,000 vizash dhe 500 milionë dollarë financim për programin e vizave afgane.

Shtetet e Bashkuara kanë biseduar me Katarin dhe Kuvajtin për pritjen e përkohshme të mijëra përkthyesve të tjerë afganë, të cilët janë shumë më prapa në procesin e aplikimit për vizë sesa afganët që kanë arritur në SHBA gjatë së premtes.

Mirëpo, zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti në lidhje me bisedimet, kanë thënë të premten se asnjë marrëveshje nuk ishte mbyllur me ato dy vende. Shqetësimet për strehimin e afganëve që nuk kanë përfunduar kontrollet e tyre të sigurisë dhe pasiguria në anën amerikane për gjetjen e fondeve për përpjekjet masive të zhvendosjes kanë mbetur pengesa, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Bideni ka njoftuar në fillim të vitit 2021 se SHBA-ja do të tërhiqte të gjithë trupat e saj nga Afganistani deri më 11 shtator, duke respektuar marrëveshjen e tërheqjes të arritur nga ish-presidenti Donald Trump. Ai më vonë ka deklaruar se operacioni ushtarak amerikan do të përfundonte më 31 gusht, duke e cilësuar vendim të vonuar. Disa zyrtarë të administratës kanë shprehur habi për shtrirjen dhe shpejtësinë e fitimeve të territoreve nga talebanët.

Bideni ka thënë se ani pse trupat amerikane po largohen nga Afganistani, SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Afganistanin përmes ndihmës së sigurisë për forcat afgane dhe ndihmave humanitare dhe zhvillimore për popullin afgan.

Njerëzit afganë të sapoardhur do të bashkohen me 70,000 të tjerë që janë vendosur në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2008 sipas programit të veçantë të vizave.

Fluturimet e mëvonshme do të sjellin më shumë se 700 aplikues që janë vonë në procesin e marrjes së vizave, pasi kanë fituar tashmë miratimin dhe kanë kaluar kontrollin e sigurisë.

Ardhjet e para u kontrolluan për koronavirus dhe morën vaksina nëse i donin ato, ka thënë Tracey Jacobson, diplomatja amerikane që drejton programin për afganët. Ata pritej të qëndronin në një hotel në një bazë në Fort Lee, Virginia, për rreth shtatë ditë, duke përfunduar testet mjekësore dhe hapat e tjerë përfundimtarë, ka thënë Jacobson. Organizatat e zhvendosjes do t'i ndihmojnë ata ndërsa udhëtojnë në komunitetet rreth Shteteve të Bashkuara, me disa të lidhur me anëtarët e familjes që tashmë janë në SHBA, ka thënë Jacobson.