Botë

Mijëra punëtorë shëndetësorë protestojnë në Hungari

 

Mijëra punëtorë shëndetësorë dhe përkrahës të tyre janë mbledhur të shtunën në Budapest të Hungarisë për të kërkuar ngritjen e pagave dhe kushte ë të mira në vendin e tyre të punës. Turma e mjekëve e përkrahur nga shumica e sindikatave të Hungarisë, ka deklaruar se pandemia e COVID-19 vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen në shëndetësinë hungareze që ishte në kushte të mjerueshme. Ndërkaq kërkesat për pagesa për orët shtesë dhe reduktim të orëve të punës, nuk janë dëgjuar nga qeveria e drejtuar nga nacionalisti Victor Orban.

Oda hungareze e punonjësve shëndetësorë, ka thënë se qeveria nuk është konsultuar me të, para se të miratonte një seri të masave për sistemin shëndetësorë që ngritën pagat për doktorët, por jo edhe për specialistët siç janë infermierët. Sistemi shëndetësor në Hungari mezi ka përballuar krizën e pandemisë. Gjatë muajit nëntor, situata është përkeqësuar për mjekët kur qeveria nënshkroi dekretin që pamundësonte dorëheqjen e tyre, si pjesë e planit për parandalimin e rënies së numrit të doktorëve dhe infermierëve në pikun e pandemisë.