Botë

Gjenden mbetje mortore të alpinistes britanike

Mbetjet njerëzore të gjetura në malet e Pirenjeve, thuhet se janë të alpinistes Esther Dingley, e cila për herë të fundit ishte parë më 22 nëntor 2020. Autoritetet që përfaqësuan familjen e saj, thanë se një kockë e gjetur javën e kaluar përputhej me ADN-n e britanikes 37-vjeçare.

Nëna e saj Ria Bryant dhe i dashuri Dan Colegate deklaruan se ishin të shqetësuar me zhdukjen e saj, raporton BBC.

“Ne të gjithë e dimë që kishim shanse për ta përqafuar përsëri Estherin tonë të dashur, për t’ia ndjerë dorën e ngrohtë, për të parë buzëqeshjen e bukur, por me këtë konfirmim, shpresa ynë e vogël është zbehur”, thanë ata.

“Në këtë fazë, me një kockë të vetme të gjetur dhe asnjë shenjë të pajisjeve ose veshjeve në zonën e afërt (që u kontrollua gjatë ditëve), detajet e asaj që ndodhi mbeten të panjohura.

Autoritetet kanë njoftuar se ekipet e shpëtimit do të vazhdojnë kërkimin e tyre, duke përdorur dronë.