Botë

Ekuadori ia merr nënshtetësinë themeluesit të Wikileaks

 

Për shkak të një sërë mospërputhjesh në letrat e aplikimit, nga firmat jo të njëjta, te ndryshimi i dokumenteve si dhe tarifa të papaguara, Ekuadori vendosi të tërheqë nënshtetësinë e Julian Assanget.

Të hënën, autoritetet gjyqësore kanë njoftuar australianin mbi pavlefshmërinë e natyralizimit të tij në përgjigje të një letre nisur nga Ministria e Jashtme e vendit.