Botë

Brenda një komploti të vrasjes nga Ku Klux Klani

Ora ishte rreth 11 e 30 në ditën e 19 marsit 2015, dhe njerëzit e klanit po festonin atë çfarë mendohej se ishte vrasje e suksesshme në Florida. Por FBI-ja ia kishte gjetur fillin lëmshit të kësaj vrasjeje. Një informator i besueshëm ishte infiltruar në grup, dhe incizimet e tij ofronin një pasqyrë të hollësishme dhe të rrallë të punëve të pista të një celule moderne të klanit. Ishte dëshmi e një hetimi të hollësishëm të terrorizmit brenda Shteteve të Bashkuara

Joseph Moore mori frymë thellë. Fytyrën ia kishte mbuluar djersa. Ishte nervoz. Me vete kishte një celular me fotografinë e një burri shtrirë përtokë. Burri dukej i vdekur, me kanotierën të shqyer dhe pantallonat të lagura.

Re të zeza burg kishin mbuluar qiellin derisa Moore po përshëndetej me një burrë tjetër, i cili i tha të futej në një makinë ngjyrë të kaltër metalike. Ishin takuar prapa një koteci pulash të një miku të vjetër në Floridën veriore rurale.

Zogjtë ishin në degë sipër kokave të tyre, derisa nga rruga në afërsi po vinte edhe jehona e trafikut, duke përzier zërat. Dhe krejt kjo po incizohej tinëz.

Moore ia solli celularin David “Sarge” Moranit, që në kokë kishte një kapelë basketbolli me një flamur të Konfederatës dhe një kryq metalik. Krahët dhe duart i kishte të mbuluar me tatuazhe.

Dhe në një moment nervoze Moranit i zgjidhet gjuha.

“Oh e marrtë dreqi, e dua!”, thotë ai. “I shkërdhyeri ia bëri vetes. Punë e paqme”.

“A nuk e lype pikërisht këtë?”

“Po, po e marrtë dreqi”, thotë Moran me ton të ngritur.

Ora ishte rreth 11 e 30 në ditën e 19 marsit 2015, dhe njerëzit e klanit po e festonin atë çfarë mendohej se ishte vrasje e suksesshme në Florida.

Por FBI-ja ia kishte gjetur fillin lëmshit të kësaj vrasjeje. Një informator i besueshëm ishte infiltruar në grup dhe incizimet e tij ofronin një pasqyrë të hollësishme dhe të rrallë të punëve të pista të një celule moderne të klanit. Ishte dëshmi e një hetimi të hollësishëm të terrorizmit brenda Shteteve të Bashkuara.

Hetimi do të zbulonte një tjetër sekret: Një numër i panjohur anëtarësh të klanit po punonin brenda Departamentit të Burgjeve të Floridës, me fuqi të mjaftueshme mbi të burgosurit, afro-amerikanë apo të bardhë.

Image
Vetë ekzistenca e një komploti për të vrarë një njeri afro-amerikan nga anëtarët e Ku ​​Klux Klanit, që punojnë në zbatimin e ligjit, sjell ndërmend tragjedi të së kaluarës, si çështja e vitit 1964 “Mississippi Burning”, ku tre punëtorë të të drejtave civile u vranë nga anëtarët e klanit

Fotografia dëshmi

Thomas Driver e nxori një shtëllungë tymi dhe e drejtoi nga Warren Williamsi. Driveri, gardiani i bardhë burgu, dhe Williamsi, i burgosur afro-amerikan, po përballeshin njëri me tjetrin. Ishte një ditë e nxehtë gushti e vitit 2013, rreth një vit e gjysmë para se të zbardhej fotografia e vrasjes klandestine.

Dy burrat po qëndronin në njërën prej sallave të burgut në periferinë rurale të Floridës. Ishte një qendër mjekësie e sistemit të burgjeve, brenda një kompleksi me tela gjemborë midis fushave, rreth një orë ngasje me makinë në jug të vijës kufitare të shtetit të Georgias. RMC-ja është spital i burgut shtetëror ku mbahen të burgosurit.

Williamsi, një i burgosur shtathedhur, vuante nga ankthi dhe depresioni i rëndë. Të dhënat tregojnë se ai po vuante një vit burg për shkak se kishte sulmuar një zyrtar policor. Williamsi ishte pajtuar se nuk do ta sfidonte verdiktin në këmbim të dënimit më të ulët me burg dhe po kryhej vlerësimi i gjendjes së shëndetit dhe trajtimit të tij mendor.

Para syve do t’i dilte Driveri pasi do ta humbiste distinktivin e identifikimit, një shenjë burgu.

Williamsi i tha Driverit të mos i hidhte tym fytyrës, do të raportonte më vonë ai. Driveri nuk po ia ndante zullumin dhe Williamsi prapë do t’i thoshte të ndalej.

Dhe meqë Driveri nuk po ndalej, Williamsi iu hodh dhe e plandosi përtokë. Dhe derisa po përlaheshin, Williamsi e kafshoi Driverin dhe krijoi një epërsi, mësohet në dëshminë e dy burrave për përleshjen.

Menjëherë reagoi një grup gardianësh dhe e rrahën Wiliamsin aq shumë, saqë iu desh të shtrohej në spital, kanë thënë nëna dhe avokati i tij.

Driverit iu desh të bënte një mori testesh të ndryshme, përfshirë ato për HIV dhe hepatit C, për shkak të kafshimit. Krejt dolën negative, por të zezat për të nuk kishin të sosur.

Donte të hakmerrej.

Më shumë se një vit më vonë, në dhjetorin e 2014-s, një kryq i drunjtë u ndez në një fushë të mbushur me dru të gjatë. Shumë anëtarë të klanit u mblodhën në atë që e quanin “klonklavë”, një takim i kalorësve tradicionalë amerikanë të Floridës të Ku Klux Klanit. Anëtarët e një klubi motoristësh po “natyralizoheshin” si qytetarë të perandorisë së padukshme të klanit.

Dora e shtetit

Shkalla e sigurisë ishte e lartë. Motoristët ishin të shqetësuar sherri i pajisjeve të incizimit dhe po i kontrollonin të gjithë. Driveri, i njohur prej shokëve të kauzës si “Vëlla Thomasi”, ishte aty me Sarge Moranin, i cili gjithashtu ishte gardian burgu. Morani kishte punuar në Departamentin Korrektues të Floridës për dekada me radhë; ishte i afërt edhe me një anëtar të klanit prej vitesh. Ishte disiplinuar disa herë prej departamentit korrektues për incidente të dhunshme, mësohet nga të dhënat që i ka siguruar agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press”. Pavarësisht kësaj, Morani kishte ruajtur njëfarë autoriteti mbi të burgosurit.

Morani dhe Driveri donin të diskutonin një çështje urgjente me Joseph Mooren, “Kalorësin e madh”, në krye të sigurisë së grupit.

Moore ishte veteran i Ushtrisë amerikane. Kur nuk e kishte “përkrenaren”, shpesh mbante një kapelë bejsbolli të mbështjellë me medalje ushtarake. Ai imponoi respekt dhe frikë në mesin e vëllezërve të klanit dhe shpesh u rrëfeu atyre histori të punës së tij duke vrarë caqe jashtë shtetit si pjesë e një skuadre elitare ushtarake të SHBA-së.

Të tre burrat u larguan për një bisedë private dhe angazhuan një anëtar tjetër klani që të kujdesej që të mos dëgjoheshin.

Rojat i dhanë Mooret një letër me një fotografi të Williamsit, emrin e tij dhe informacione të tjera. Shoferi e përshkroi luftën se si ai dhe familja e tij ishin shqetësuar për javë të tëra në lidhje me një test pozitiv të rremë për hepatit C.

Vetë ekzistenca e një komploti për të vrarë një njeri afro-amerikan nga anëtarët e Ku ​​Klux Klanit që punojnë në zbatimin e ligjit sjell ndërmend tragjedi të së kaluarës, si çështja e vitit 1964 “Mississippi Burning”, ku tre punëtorë të të drejtave civile u vranë nga anëtarët e klanit. Zëvendësi i sherifit, Cecil Price Sr, ishte i implikuar në vdekjet dhe u dënua për shkeljen e të drejtave civile të të rinjve.

Image
Një kullë gjigante kontrolli është ngritur prapa hyrjes në “Reception and Medical Center”, spital ky burgu ku të burgosurit e rinj kontrollohen në Lake Butler të Floridës

Supremacistët e bardhë

Sot, studiuesit besojnë se dhjetëra mijëra amerikanë u përkasin grupeve të identifikuara me ekstremizëm supremacist të bardhë, dhe klani është vetëm një. Përpjekjet e këtyre grupeve për të depërtuar në sistemin e zbatimit të ligjit janë dokumentuar në mënyrë të përsëritur në vitet e fundit, dhe studiuesit i kanë cilësuar si “epidemi”.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha në një seancë dëgjimore të Senatit se “ekstremizmi i dhunshëm i motivuar nga raca”, kryesisht nga supremacistët e bardhë, përbën pjesën me rritjen më të shpejtë të rasteve të terrorizmit në familje.

“I njëjti grup njerëzish... kanë qenë përgjegjës për sulmet më vdekjeprurëse gjatë dekadës së fundit, të themi”, shtoi Wray.

Gjatë kryengritjes së 6 janarit në Capitol, flamujt e “Thin Blue Line” valuan së bashku me shenja dhe parulla të bardha supremaciste, ndërsa më shumë se 30 oficerë të tanishëm dhe të policisë nga një numër departamentesh u identifikuan si të pranishëm në trazirat e dhunshme.

“Grupet e supremacistëve të bardhë janë përfshirë historikisht në përpjekje strategjike për të infiltruar dhe rekrutuar në sistemin e sundimit të ligjit”, thuhet në një dokument të FBI-së të nxjerrë nga një komitet kongresi në shtator, rreth katër muaj para trazirave të Capitolit. Në vlerësimin e Inteligjencës, të shkruar më 2006, FBI-ja bëri të ditur se disa njerëz në sistemin e zbatimit të ligjit ishin burime që nxitën ngritje të supremacistëve të bardhë.

Mungesë monitorimi

Në nëntor, një ligjvënës i Gjeorgjisë u kap në një përgjim të FBI-së, tek mburrej se kishte në shënjestër njerëzit afro-amerikanë për arrestime kriminale në mënyrë që ata të mos mund të votonin dhe për rekrutimin e kolegëve në një grup të quajtur “Shadow Moise”. Në vitin 2017, një shef i përkohshëm i policisë në Oklahoma u dëshmua se kishte lidhje me një grup ndërkombëtar neonazist. Më 2014, dy oficerë në Fruitland Park të Floridës u përjashtuan si anëtarë klani dhe u detyruan të largoheshin.

Pavarësisht shembujve të përsëritur, supremacistët e bardhë që pushohen nga puna pas zbulimit shpesh mund të gjejnë punë në agjenci të tjera. Nuk ka bazë zyrtare të të dhënave që mund të kontrollohet nëse dikush është identifikuar si ekstremist.

Në vitin 2020, një oficer në Anniston të Alabamas u punësua nga departamenti i një sherifi të qarkut vetëm disa vjet pasi Qendra Jugore e Ligjit për Varfërinë postoi një video të tij duke folur në një takim të nacionalistëve të bardhë të Lidhjes së Jugut.

“Nuk ka asnjë mekanizëm që i përcjell ata edhe nëse pushohen nga puna”, tha Greg Ehrie, ish-shef i skuadrës së terrorizmit të brendshëm të FBI-së në New York, i cili tani punon me Lidhjen Anti-Shpifje.

Përktheu: Rexhep Maloku

(Vijon)