Presidenti i Tunizisë ka shkarkuar kryeministrin dhe pezulloi parlamentin, pasi protestat e dhunshme shpërthyen në të gjithë vendin.
Mijëra protestues, të zemëruar me trajtimin e Qeverisë ndaj Covid-19, ishin dalë në rrugë dhe u përleshën me policinë të dielën.
Presidenti Kais Saied njoftoi se do të merrte përgjegjësinë me ndihmën e një kryeministri të ri, duke thënë se ai synonte të sillte qetësi në vend.
Por kundërshtarët e quajtën lëvizjen e tij një grusht-shtet.
Pas një takimi emergjent të sigurisë të dielën, Saied ka thënë në një fjalim televiziv: "Ne kemi marrë këto vendime... derisa paqja sociale të kthehet në Tunizi dhe derisa të shpëtojmë shtetin".
Protestuesit shpërthyen me festime në lajmet se kryeministri Hichem Mechichi ishte shkarkuar. Presidenti Saied u bashkua me turmat në kryeqytetin Tunis.
Mijëra njerëz kishin protestuar kundër partisë në pushtet në Tunizi dhe qytete të tjera, duke bërë thirrje që parlamenti të shpërndahet.
Forcat e sigurisë bllokuan parlamentin dhe rrugët përreth Bourguiba, qendra e protestave anti-qeveritare gjatë revolucionit të Tunizisë 2011.