Botë

Rusia vërshohet nga shiu, dëmtohet një urë hekurudhore

Rusia nuk u ka shpëtuar lehtë shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve. Në rajonin Zabaykalsky bëhet e ditur se është shembur një urë hekurudhore, që gjendej në anën e Kuengas.

Siç bën të ditur Zyra e Emergjencave, informata për shembjen e urës është dhënë të premten, derisa nuk thuhet se ka të vdekur apo të lënduar. Gjatë kësaj jave Rusia ka qenë cak i vërshimeve, ku në disa rajone janë dëmtuar mbi 600 shtëpi.

“Nuk janë regjistruar të vdekur apo persona të lënduar. Lëvizja e trenit është ndalur në dy drejtimet”, thuhet në njoftimin e Zyrës.