Botë

Kina refuzon planin e OBSH-së për fazën e dytë të hetimit mbi origjinën e COVID-19

 

Kina ka refuzuar kushtet e propozuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për hetime të mëtejme rreth origjinës së pandemisë COVID-19.

Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i ka bërë thirrje Kinës që të jetë më bashkëpunuese për fazat e hershme të shpërthimit të pandemisë, përfshirë kontrollet e laboratorëve.