Botë

Refugjatët me gomone fëmijësh mësyjnë Evropën

“Refugjatët që mbërrijnë në Evropë me një traumë të rëndë do të kenë nevojë për më shumë ndihmë kur të bëhen fqinjët tanë. Nga pikëpamja njerëzore, politikat kufitare janë pa dyshim çnjerëzore”, shpjegon psikiatrja Glatz Brubakk

Deri në këtë pranverë familja, e cila ka qëndruar në Bosnjë që nga nëntori i vitit të kaluar, kurrë nuk kishte nevojë për një varkë; më parë, në muajt e ftohtë të dimrit, fshiheshin nën kamionë të destinuar për në Itali, ose blinin bileta në qytete të vogla kroate matanë kufirit me Bosnjën për trenat që shpinin për në Zagreb.

 

Problemi është se asnjë nga "anijet" në shitje në “China Market” në Bihaç të Bosnjës nuk është e duhura. Shumica janë gomone të vogla me ajër, që fëmijët i përdorin në kopshte gjatë muajve të verës. Shitësja thotë se dhjetëra refugjatë dhe emigrantë kërkojnë gomone, duke treguar fotot e tyre të fryra që refugjatët i kanë përdorur për të kaluar me sukses lumenjtë. Ata i kërkojnë të njëjtat modele

Deri në këtë pranverë familja, e cila ka qëndruar në Bosnjë që nga nëntori i vitit të kaluar, kurrë nuk kishte nevojë për një varkë; më parë, në muajt e ftohtë të dimrit, fshiheshin nën kamionë të destinuar për në Itali, ose blinin bileta në qytete të vogla kroate matanë kufirit me Bosnjën për trenat që shpinin për në Zagreb.

Por këto "lojëra" nuk funksionuan kurrë - gjithnjë u kapën nga policia dhe u kthyen përsëri në Bosnjë - kështu që tani ata po përpiqen me një anije. Askush nga pesë anëtarët e familjes nuk di të notojë, kështu që ata kanë vendosur të bëjnë atë që bëjnë shumë familje dhe burra vetëm, dhe të blejnë në një dyqan lokal një gomone.