Botë

“Loja” vdekjeprurëse drejt tokës së shpresës

Në Velika Kladuša, një qytet në veriperëndim të Bosnjës në kufirin kroat, ku ndodhet kampi i refugjatëve për burra beqarë, dhjetëra intervista të kryera nga Al Jazeera me refugjatë dhe emigrantë treguan se pothuajse të gjithë ose njohin dikë që u fundos, ose pothuajse u fundos, ose ka prej atyre që pothuajse u fundosën vetë. Frika nga uji është e përhapur, dhe ndërsa sezoni i verës afrohet, edhe më shumë planifikojnë të shkojnë "në lojë", ku ata do të duhet të përshkojnë rrugët e shumta të ujit, me shpresën se do të arrijnë në Evropën Perëndimore

 

Në Velika Kladuša, një qytet në veriperëndim të ccnë kufirin kroat, ku ndodhet kampi i refugjatëve për burra beqarë, dhjetëra intervista të kryera nga Al Jazeera me refugjatë dhe emigrantë treguan se pothuajse të gjithë ose njohin dikë që u fundos, ose pothuajse u fundos, ose ka prej atyre që pothuajse u fundosën vetë. Frika nga uji është e përhapur, dhe ndërsa sezoni i verës afrohet, edhe më shumë planifikojnë të shkojnë "në lojë", ku ata do të duhet të përshkojnë rrugët e shumta të ujit, me shpresën se do të arrijnë në Evropën Perëndimore

Ora ishte rreth dy e mëngjesit, kujton Tahsan, kur burri u fundos. Një grup prej rreth 35 burrash nga Pakistani dhe Bangladeshi kishin kaluar kufirin nga Bosnja në Kroaci atë natë marsi. Ishte fillimi i një udhëtimi dyjavor nëpër pyjet e dendura dhe malet e mbuluara me dëborë nga kufiri i Bosnjës deri në Itali. Refugjatët dhe emigrantët i quajnë këto përpjekje për të kapërcyer kufijtë "lojë", por udhëtimi nuk kurrë nuk kryhet lehtë. Të gjitha rrobat që kishin, të gjithë ushqimin që do të hanin për 14 ditët e ardhshme dhe ujin që do të pinin, burrat e bartnin në shpinë, shkruan Al-Jazeera në një hulumtim të gjatë për sfidat e refugjatëve nga shtetet afrikane dhe aziatike, që mësyjnë nëpërmjet Ballkanit të arrijnë në vendet perëndimore të Evropës për të nisur një jetë të re.

“Lumi e mori për një minutë”