Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermani do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus, ka thënë presidenti Joe Biden teksa priti kancekaren Angela Merkel në Washington.
Bideni ka thënë se të dy aleatët po ashtu kundërshtojnë veprimet anti-demokratike nga Kina, raporton BBC.
“Ne qëndrojmë së bashku dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë për të mbrojtur aleatët tanë në NATO kundër agresionit rus”, ka thënë Biden.
Ai shtoi se: “Ne do të ngritemi për parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut kur shohim Kinën ose një shtet tjetër që punon për të kufizuar shoqëritë e lira dhe të hapura”.