Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

28 vjeçarja shkruan histori në zgjedhjet amerikane

28 vjeçarja Alexandria Ocasio-Cortez ka shkruar histori në politikën amerikane, teksa ka mposhtur kundërkandidatin për Kongres të distriktit të 14-të të New Yorkut, i cili kishte mbajtur këtë pozitë për më shumë se një dekadë.

Ajo ishte e panjohur për publikun, nuk ka pranuar donacione si të tjerët, dhe fushata e saj ka qenë e udhëhequr krejtësisht nga vullnetarët.

Momenti kur ajo ka kuptuar lajmin është kapur nga kamerat, përplot emocione dhe gëzim shihet ajo për suksesin e paparë deri më tani. Diku në mesin e gëzimit, ajo ishte e “shokuar”.

nuk mund ta shpjegoj këtë me fjalë”, tha ajo para kamerave, përcjell KsP.

Fitorja e saj e gjen atë me një agjendë të qartë, lobimin për kujdes shëndetësor për ata në nevojë, kryesisht pleqtë dhe fëmijët, largimin e politikave doganore të SHBA-së për emigrantët.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ajo ka punuar për kandidatin Bernie Sander, që garoi nga ane demokratëve. Kurse, në vitin 2017 ajo nisi kampanjën për ta larguar nga ulësja Crowley, demokratin e fuqishëm që ishte në atë pozitë për 14 vite.