Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

28 të vdekur nga uragani “Julia” në Amerikën Qendrore

Uragani “Julia” është shpërndarë, por ende është duke përmbytur Guatemalën dhe El Salvadorin, pasi u rishfaq në Paqësor pas një goditjeje në Nikaragua.

Të paktën 28 persona u raportuan të vdekur si pasojë e stuhisë, shkruan AP-ja të martën.

Agjencia e parandalimit të fatkeqësive të Guatemalës tha se 5 persona vdiqën pasi një kodër u shemb në shtëpinë e tyre në provincën Alta Verapaz. Dhe në provincën Huehuetenango afër Meksikës, nëntë persona vdiqën, përfshirë edhe një ushtar, i cili ishte pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit.

Autoritetet në El Salvador thanë se pesë ushtarë vdiqën, pasi një mur u shemb në shtëpi ku ata kërkuan strehim në qytetin Comasagua, ku qindra policë dhe ushtarë kanë kryer bastisje kundër bandave. Një tjetër ushtar u plagos.

Dy persona të tjerë vdiqën në qytetin lindor të El Salvadorit, Guatajiagua, pasi shirat e dendura shkaktuan shembjen e një muri të shtëpisë së tyre. Një tjetër burrë në El Salvador vdiq nga rryma, ndërkaq një tjetër pasi një pemë ra mbi të.

Edhe Mbi 60 të vdekur e 65 të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm në Meksikë Botë Mbi 60 të vdekur e 65 të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm në Meksikë

Lumenjtë dolën nga brigjet e tyre dhe El Salvador shpalli gjendjen e jashtëzakonshme si dhe hapi 80 strehimore.

Në Hondurasin fqinj, një grua 22-vjeçare vdiq kur u përfshi nga rrymat dhe tre persona vdiqën kur varka e tyre u përmbys në Hondurasin verior. Një burrë në Nikaragua u mbyt nga rrëzimi i një peme.

Uragani “Julia” pritej të shpërndahej të hënën, derisa kalonte përgjatë bregut të Guatemalës.

Agjencia kombëtare e fatkeqësive të Kolumbisë raportoi të dielën, se “Julia” shkatërroi çatitë e disa shtëpive dhe rrëzoi pemë, ndërsa shpërtheu në ishullin San Andres në lindje të Nikaraguas. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Edhe Të paktën 16 të vdekur nga moti i lig në SHBA Botë Të paktën 16 të vdekur nga moti i lig në SHBA

Në Nikaragua, nënpresidenti Rosario Murillo i tha televizionit TN8 se 9,500 njerëz ishin evakuuar në strehimore.

Shira të dendur dhe evakuime u raportuan gjithashtu në Panama, Honduras dhe Kosta-Rikë, ku disa autostrada u mbyllën për shkak të reshjeve.