Komisionerja e lartë për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Mishell Bachelet, ka prezantuar të hënën raportin që dëshmon racizmin dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut kundër afrikanëve dhe njerëzve me prejardhje afrikane.
Ajo ka thënë se abuzimi nis qysh në fëmijërinë e hershme. Raporti ka dëshmuar abuzimet që kryhen ndaj nxënësve me prejardhje afrikane qysh në shkolla fillore. OKB-ja ka dënuar diskriminimin racor prej moshës së hershme.
Raporti i paraqitur në seancën e 47-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë i është referuar edhe vdekjes së Gjorgj Fllojdit në duar të policisë amerikane dhe vrasjeve të tjera të ngjashme.
Hulumtuesit janë marrë me 190 raste të vdekjes së njerëzve me prejardhje afrikane në vende të ndryshme. Aty thuhet gjithashtu se në të shumtën e rasteve zyrtarët nuk japin llogari për abuzimet mbi baza racore.
Në raportin prej 23 faqesh janë cituar shtatë raste të vdekjeve të njerëzve me prejardhje afrikane në duar të policisë.
-
Ekspertët e OKB-së: Krime kundër njerëzimit në dosjet Epstein
-
OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra e fëmijë
-
OKB: Izraeli mund të ketë torturuar palestinezët e burgosur
-
OKB-ja e vendos Izraelin dhe Hamasin në listën e zezë për shkelje të të drejtave të fëmijëve
-
Raporti i OKB-së përshkruan se si forcat izraelite rrahën e sulmuan seksualisht palestinezët e burgosur