Autoritetet amerikane po kërkojnë për një ari të murrmë që ka vrarë një grua në Montana pasi e kishte tërhequr zvarrë nga tenda e saj në mes të natës.
Infermierja 65-vjeçare nga Kalifornia kishte ndaluar në qytetin e Ovandos gjatë një udhëtimi me çiklistë.
Gjatë sulmit, kampistët kishin përdorur spërkatës ndaj ariut për ta detyruar të dilte jashtë zonës së kampingut.
Zyrtarët po kontrollojnë zonën dhe thonë se planifikojnë të vrasin ariun nëse e gjejnë, raporton BBC.
Kurthe janë vënë afër një vendi me pula ku ariu kishte ngrënë disa pula po atë natë.
Hetuesit besojnë se kafsha peshon 181 kilogramë.