Botë

Indonezia me rekord të vdekurish nga Covid-19

Indonezia po përballet me një numër të madh të rasteve me koronavirus ndërkaq ka mungesë të oksigjenit. Vetëm të mërkurën, Indonezia ka konfirmuar 1 mijë raste të vdekjes, dita më vdekjeprurëse që prej fillimit të pandemisë.

Spitalet janë të stërngarkuara dhe sasia e oksigjenit është duke u pakuar. Shkaku i mungesës së oksigjenit nëpër spitale, të infektuarit po trajtohen nëpër shtëpi.

Nga 369 të vdekur në Xhakarta, 45 kanë vdekur në shtëpi. Gjatë fundjavës, së paku 33 pacientë të infektuar me koronavirus kanë vdekur pasi mbaroi oksigjeni në një spital në periferi.