Botë

Zhduket një aeroplan rus, rreth 28 persona ishin në bord

Një aeroplan rus i tipit An-23 është zhdukur në Kamchatka, derisa po shkonte nga Petropavlovsk në Palana. Bëhet e ditur se aeroplani ka gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 22 pasagjerë.

Ministria e Mbrojtjes ruse dhe ekipet me helikopterë po përgatiten për një aksion kërkimi dhe shpëtimi.

Aeroplani humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror ndërsa u përpoq të ulej, bëhet e ditur nga mediat e huaja.