Botë

Gjashtë të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

 

Gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.650 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 27 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 150.100 persona.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë infektuar me COVID-19 155.716 persona, derisa kanë vdekur 5.486 pacientë.