Botë

Shembja e ndërtesës në Florida, defektet u paralajmëruan qysh më 2018

 

Të shtunën ekipet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan në kërkim të shenjave të jetës, ndërsa familjet në ankth po presin lajmet. Ekipet e shpëtimit kanë punuar me ndërrime me numër të kufizuar njerëzish, në mënyrë që të shmangin ndonjë shembje të mundshme

Një inspektim i vitit 2018 kishte vënë në pah “një defekt të madh” në dizajnin origjinal të bllokut të banesave që kolapsoi afër Miamit në Florida. Raporti inxhinierik, i publikuar të shtunën, ka treguar se defekti ka parandaluar rrjedhjen e ujit nga baza e Kullave Champlain në bregdet. Pjesë të ndërtesës u shembën të enjten me banorët që ishin duke fjetur.

Shpresat po zbehen për 159 njerëzit që ende janë të zhdukur. Deri tash, katër vdekje janë konfirmuar. Raporti konsultativ për ndërtesën, i bërë tre vjet më parë, doli në dritë si pjesë e dokumenteve të bëra publike nga qyteza e Surfsidet.