Botë

Vragë e moçme e Kanadasë: Zbulohen 751 varre të reja fëmijësh indigjenë

Cadmus Delorme, shefi i grupit indigjen të Cowessessit, ka thënë para gazetarëve se të mbeturat motorë të 751 fëmijëve janë gjetur nëpër varreza të pashënuara në oborrin e internatit të dikurshëm në Saskatchewan

Liderët e grupeve indigjene në Kanada kanë njoftuar të enjten për gjetjen e 751 varrezave të reja të pashënuara në afërsi të lokacionit, ku dikur ndodhej një internat mesjetar për fëmijët indigjenë në krahinën Saskatchewan.

Federata Sovrane Indigjene e Kombeve të Para (FSIN) në rajonin Cowessess ka njoftuar se ky zbulim përbën gjetjet “më të rëndësishme në Kanada deri më tani”.

Komuniteti në Cowessess është një prej të shumtave të ashtuquajtura Kombe të Para, siç njihen ndryshe në Kanada popullsitë autoktone, pasardhës të inuitëve dhe merisëve.

Cadmus Delorme, shefi i grupit indigjen të Cowessessit, ka thënë para gazetarëve se të mbeturat motorë të 751 fëmijëve janë gjetur nëpër varreza të pashënuara në oborrin e internatit të dikurshëm në Saskatchewan.

“Kjo nuk është një varrezë masive, janë varre të pashënuara”, ka theksuar ai gjatë një adresimi për media.

Sipas të dhënave zyrtare kanadeze, ky internat kishte vepruar nga viti 1899 deri më 1997 në rajonin e Cowessessit, rreth 140 kilometra në lindje të kryeqytetit të krahinës Regine.

Këto shkolla operoheshin nga Kisha romano-katolike.

“Papati duhet të kërkojë falje për ato që kanë ndodhur”, ka thënë Delorme. “Kërkimfalja është njëra fazë në rrugë drejt shërimit”.

Varrezat e reja janë zbuluar me anë të skanerëve të radarëve sipërfaqësorë në 139 shkolla në të gjithë vendit, pasi që gjatë fundit të majit të sivjetmë më shumë se 215 mbetje mortore fëmijësh, disa më të vegjël se tre vjeç, ishin gjetur të varrosura në vendin afër shkollës së dikurshme për fëmijët indigjenë në Kamloops të Kanadasë.

Besohet se më shumë se 6 mijë fëmijë kanë vdekur gjatë vijimit të mësimeve në shkolla të tilla, kryesisht shkaku i kushteve të dobëta shëndetësore në to.

Shefi kombëtar i Kuvendit kanadez të të drejtave të popujve të parë, Perry Bellegarde, ka thënë se gjetja e qindra varreve të pashënuara të fëmijëve përbën një lajm tragjik, porse nuk paraqet kurrfarë befasie.

“Ky është një krim kundër njerëzimit, është sulm ndaj Popujve të Parë”, ka thënë Boby Cameron, kryesues i Federatës Sovrane Indigjene të Kombeve të Para. Ai ka theksuar se pret që varreza të reja të gjenden në zonat afër internateve përreth Kanadasë.

“Nuk do të ndalemi derisa të mos i gjejmë të gjitha kufomat”, ka theksuar ai.

Shkollat e operuara nga Kisha janë përshkruar në Kanada si vende ku janë keqtrajtuar një numër i madh i fëmijëve. E para e tillë ishte hapur në fillim të viteve 1880, ndërsa e fundit është mbyllur më 1997.

Në këto internate, ku më shumë se 150.000 fëmijë lokalë ishin marrë forcërisht nga prindërit e tyre dhe ishin vendosur aty, fëmijët i nënshtroheshin dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike.

Qeveria kanadeze u ka kërkuar zyrtarisht falje viktimave më 2008, pasi me mijëra fëmijë kanë vdekur nga uria, të ftohtit dhe eksperimentet e kryera mjekësore.