Botë

Shiten të gjitha 1 milion kopjet e numrit të fundit të gazetës “Apple Daily” në Hong Kong

Foto: AP
 

Pak orë pasi që tabloidi pro-demokraci i Hong Kongut, “Apple Daily” ka njoftuar se do të ndalojë së funksionuari, qindra tifozë janë mbledhur në seli të gazetës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ata sollën dhurata, lidhën shirita në rrethoja, dhe disa thërrisnin slogane inkurajuese në shi. Disa madje edhe po qanin.