Shtatë burra e një grua janë duke u gjykuar për një seri të vjedhjeve në shtëpi të famshëmve në Paris, raporton BBC.
Të akuzuarit, të moshës nga 27 deri në 31 vjet, akuzohen se kanë shënjestruar persona të famshëm përfshirë futbollistin Thiago Silva në vitin 2018 dhe 2019.
Llogaritet se janë vjedhur rreth 4.2 milionë euro në stoli dhe gjëra tjera të vlefshme nga shtëpitë në kryeqendër të Francës.
Gjërat më pas janë gjetur në një apartament, përfshirë edhe një listë të shënjestrave potenciale dhe adresat e tyre.
Futbollistit Eric Maxim Chuopo-Moting sa ishte te Paris Saint-Germaini duke luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoiolit në nëntor të vitit 2018, iu vodhën gjëra të vlefshme në vlerë rreth 600 mijë euro.
Një muaj më vonë, hajdutët u futën në shtëpinë e Thiago Silvas dhe vodhën gjëra me vlerë rreth 1.2 milionë euro.
Kamerat kanë hapur dy të dyshuarit duke u futur. Në mesin e viktimave të bandës ishin edhe reperi francez Bobba, moderatori televiziv Patrick Sebastien, kuzhinieri Jean-Pierre Vigato dhe një shtetas i Arabisë Saudite mjaft i pasur.
Edhe
Burgoset grupi kriminal në Paris që plaçkiste shtëpitë e personave të famshëm
Policia beson se të dyshuarit janë ngjitur nëpër shtëpi dhe janë futur nëpërmjet dritareve.
Pas një hetimi ku janë përgjuar telefonat, u arrestuan shtatë bura.
Sipas agjencisë AFP, anëtarët e grupit më vonë pranuan disa prej akuzave. I dyshuari i tetë, pronar i një apartamenti ku u gjetën gjërat e vlefshme.
-
“Grandpa robbers” do të përballen me drejtësinë në Paris për grabitjen e Kim Kardashianit
-
Prokurorët francezë hetojnë zhvatjen e dyshuar ndaj Pogbas
-
12 persona do të përballen me gjyq për grabitjen e Kim Kardashianit në Paris
-
Hajdutët shqiptarë dënohen në Britani për grabitje, në shënjestër edhe shtëpia e ish-yllit të Aston Villas