Botë

SHBA-ja heton ndërlidhjen mes vaksinës “Pfizer” dhe problemeve në zemër

Këshilltarët e Qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve pritet t’i nisin vlerësimet lidhur me ndërlidhjen e mundshme midis rasteve të inflamacionit të zemrës dhe vaksinës kundër COVID-19 të “Pfizerit”.

Qendra kishte hetuar gjatë muajve të fundit rastet e inflamacionit të zemrës që kanë ndodhur kryesisht te të rinjtë. Gjatë qershorit, Ministria izraelite e Shëndetësisë ka pranuar se ekzistonte një lidhje mes vaksinës dhe problemeve në zemër.

Gjatë së mërkurës, këshilltarët amerikanë pritet t’i prezantojnë detajet rreth 300 rasteve të konfirmuara të miokardit dhe perikardit. Këto raste janë evidencuar nga mesi i 20 milionë adoleshentëve të vaksinuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjencia ka bërë të ditur se një numër i madh i rasteve janë raportuar pas dozës së dytë të vaksinës. “Pfizeri” ka sqaruar se nuk ka vërejtur numër më të madh të rasteve sesa priten zakonisht në popullsinë e gjerë. Ndërkaq, kompania tjetër “Moderna” ka konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur raste të problemeve me zemër që lidhen me vaksinën e saj.

Mbi 138 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht me vaksinat e teknologjisë “mRNA”, së cilës i përkasin ajo e “Pfizerit” dhe “Modernas”.