Botë

Presidenti i Filipineve: Vaksinohuni ose do të përballeni me burg

Descriptive Text

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar qytetarët se nëse hezitojnë ta marrin vaksinën anti-COVID, do të përballen me burg. Shteti i Filipineve është ndër shtetet me situatën më të rëndë me koronavirus në Azi, duke regjistruar gjithsej mbi 1.3 milionë raste pozitive dhe mbi 23 mijë të vdekur.

“Ju zgjidhni, vaksinim ose do të burgoseni”, ka deklaruar Duterte në një televizion vendor të hënën, pas publikimit të raporteve që tregojnë numër të ulët të banorëve të vaksinuar, raporton theGuardian.

Paralajmërimet e Dutertes bien ndesh me ato të zyrtarëve shëndetësorë, pasi këta të fundit thonë se vaksinimi është vullnetarë.

“Mos me keqkuptoni, është një krizë në vend. Jam i irrituar nga filipinasit që nuk dëgjojnë qeverinë” ka shtuar tutje ai.

Që nga e diela, në Filipine janë vaksinuar 2.1 milionë persona, duke shënuar progres të ulët krahas synimit të qeverisë, që thonë se duan t’i vaksinojnë rreth 70 milionë banorë, nga 110 milionë sa ka në total ky shtet.