Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi se ora policore do të shfuqizohet nga data 1 korrik, pasi vendi regjistroi një rënie të numrit të rasteve me koronavirus.
Sidoqoftë, Erdogan tha se sallat e koncerteve dhe sallat e tjera ku luhet muzikë duhet të mbyllen para mesnatës pasi, siç tha ai, “askush nuk ka të drejtë të shqetësojë të tjerët”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga 1 korriku, kufizimet për të dalë do të hiqen plotësisht,” tha Erdogan në një fjalim.
Kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë u lehtësuan më 1 qershor, kur restorantet dhe kafenetë u rihapën. Sidoqoftë, ora e ndalimit në mbrëmje ishte ende në fuqi nga ora 22:00 dhe gjatë gjithë ditës të dielave.
Turqia regjistroi sot 5.200 raste të reja dhe 51 vdekje.
Vendi me 83 milionë banorë ka përshpejtuar vaksinimin e popullatës me Pfizer/BioNTech javët e fundit, si dhe vaksinën kineze CoronaVac. Deri më tani, 28.1 milionë persona në Turqi kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 14.4 milionë dy doza.