Botë

Kina administron më shumë se 1 miliard vaksina anti-COVID

Kina ka njoftuar se më shumë se 1 miliard doza të vaksinës anti-COVID ishin administruar në vend.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë nuk tregoi të dielën se sa njerëz ishin vaksinuar. Si kudo tjetër, shumica e vaksinave në Kinë jepen në dy doza.

Ritmi i vaksinimeve është përshpejtuar në vendin me popullsi prej 1.4 miliardë njerëzve pas një fillimi të ngadaltë. Numri i përgjithshëm i dozave të dhëna u dyfishua nga 500 milionë në më pak se një muaj, sipas niveleve të qeverisë.

Kina ka aprovuar shtatë vaksina të zhvilluara në vend dhe kohët e fundit miratoi dy prej tyre për fëmijë të vegjël, deri tre vjeç. Rregullatorët nuk kanë aprovuar asnjë vaksinë jo-kineze deri më tani, megjithëse duket se po lëvizin për ta bërë këtë për Pfizer dhe BioNTech.