Botë

Pasojat e mohimit të virusit

Gjatë javës së kaluar, të dhënat zyrtare treguan rreth 2 mijë të vdekur brenda 24 orëve në Brazil. Shifrat janë të frikshme dhe sinjalizojnë për fillimin e valës së tretë të pandemisë

Gjatë javës së kaluar, të dhënat zyrtare treguan rreth 2 mijë të vdekur brenda 24 orëve në Brazil. Shifrat janë të frikshme. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se numri i të vdekurve mund ta pasqyrojë fillimin e valës së tretë të pandemisë në shtetin latin

Teksa Brazili po shkon drejt numrit prej 500 mijë viktimave nga COVID-19 – shteti i dyti me më së shumti të vdekur në botë – shkenca është duke u gjykuar, teksa e vërteta është shumë larg prej pranimit.

Me shifrën e frikshme të të vdekurve që do të arrihet deri në fundjavë, Senati i Brazilit është duke hetuar se përse numri i të vdekurve është kaq i lartë, duke u përqendruar në faktin se qeveria ekstreme e presidentit Jair Bolsonaros refuzoi mundësinë që vaksinat t’i blinte shumë më herët teksa pa pushim bënte thirrje për përdorim të hidroksiklorokinës, ilaçin e malaries për të cilin studimet më rigoroze thanë se nuk ka asnjë efekt për trajtimin e COVID-19.