Botë

Ushtria izraelite vret një palestineze në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka vrarë një palestineze që ka tentuar t’i godasë ata me motoçikletë në Bregun Perëndimor.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gruaja ka vdekur në spital, si pasojë e plagëve.

Incidenti ka ndodhur të mërkurën pas sulmit me raketa në Gazë dhe nisjes së një sulmi me balona nga militantët e Hamasit në drejtim të Izraelit.

Ushtria izraelite ka sqaruar se palestinezja ka tentuar të shkelte disa ushtarë në verilindje të Jerusalemit.

Janë arsyetuar se pas ndaljes së motoçikletës ajo kishte nxjerrë thikën.

Për këtë shkak ushtarët i janë përgjigjur me të shtëna.

Vrasja e palestinezes është bërë vetëm një javë pasi që forcat speciale të Izraelit vranë një militant të ISIS-it dhe dy palestinezë në veri të Bregut Perëndimor.

Dy palestinezët janë vrarë në incidente të ndara të premten dhe të shtunën.

Vrasja e parë është kryer gjatë përplasjes së palestinezëve me ushtrinë izraelite në Bregun Perëndimor, ndërkaq palestinezi i dytë është vrarë në një postbllok ushtarak në afërsi të Jerusalemit.