Botë

Protestë pro Navalnyt në prag të takimit Biden-Putin

Foto: AP
 

Dhjetëra përkrahës të liderit opozitar rus Alexey Navalnyt, kanë organizuar një tubim në Gjenevë me shpresën që t’i dërgojnë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, para samitit me presidentin amerikan Joe Biden.

Tubimi shënoi një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e publikut në disa nga çështjet më të nxehta të cilat pritet që Putini dhe Bideni t’i adresojnë – të drejtat e njeriut dhe kontrollin e armëve.