Botë

Mbi 600 mijë të vdekur në SHBA nga COVID-19

Descriptive Text

Është kaluar shifra e 600 mijë të vdekurve nga COVID-19 në SHBA, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, raporton BBC.

SHBA-ja është vendi me më së shumti të vdekur nga COVID-19.

Po ashtu ka edhe numri më të lartë të rasteve pozitive të regjistruara me koronavirus, ku qëndron në afro 33.5 milionë.

Shifra e 600 mijë të vdekurve po vjen në një kohë ku synimi i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të vaksinuar 70 për qind të të rriturve në SHBA deri më 4 korrik, duket se po dështon.

Mbi 173 milionë persona, ka marrë së paku një dozë të vaksinës. Ndërsa afro 43 për qind e popullatës amerikane, apo 144 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në 600.012. Ndërkohë pas SHBA-së është Brazili me më tepër se 488 mijë të vdekur e India me më tepër se 377 mijë të vdekur.