Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sllovenia “mposhti” koronavirusin, sot ishte dita e fundit e epidemisë

Epidemia e koronavirusit në Slloveni, sot ka marrë fund. Kështu është thënë në konferencën për media të Qeverisë së këtij vendi, megjithatë disa masa mbrojtëse do të mbeten në fuqi.

Siç raportojnë mediat në Slloveni, mbajtja e maskës do të mbetet obligim për qytetarët në ambiente të mbyllura, sikurse edhe mbajtja e dezinfektuesve nëpër lokale dhe distanca.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot është fundi i epidemisë në Slloveni. Situata epidemiologjike në Slloveni është e mirë. Për këtë janë meritorë të gjithë ata që kanë respektuar masat dhe që kanë vendosur të vaksinohen”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë së Sllovenisë, Maja Bratush.

Në Slloveni janë ende 122 qytetarë të hospitalizuar për shkak të COVID-19, ndërkohë që 40 prej tyre janë në mjekim intensiv.