Botë

Mijëra afrikanë në kërkim të diamanteve, pasi njëri gjeti një gur të rrallë

Descriptive Text

Mijëra persona kanë vërshuar fshatin KwaHlathi në Afrikën e Jugut, duke besuar se kjo zonë mund të përmbajë diamante. Me kazma dhe mjete të tjera punë dorë kanë hapur qindra gropa në kërkim të gurëve të çmuar.

E gjithë kjo nisi pasi një person gjeti gurë të rrallë dhe tregoi për zbulimin.

Gurët s’janë analizuar ende nga ekspertët e gjeologjisë, derisa autoritetet kërkuan nga gërmuesit që të largohen nga zona për të bërë hetimet e duhura.

Qeveria publikoi një video nga vendi ku njerëzit po bëjnë kërkim për diamante. Ata thonë se këto zhvillime po i shohin me shqetësim.