Botë

Bastisje e arrestime për korrupsion në Costa Rica

Autoritetet kostarikase kanë ekzekutuar me dhjetëra bastisje dhe arrestime, si pjesë e një hetimit të gjerë për korrupsion, të përqendruar në shpërblimet e ndara për kontrata të ndërtimit të rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre. Drejtori i Organizatës për Hetime Juridike, Walter Espinoza, ka thënë se ky ishte një prej hetimeve më domethënëse publike kundër korrupsionit.

Me anë të veturave e pronave dhënë si ryshfet, para dhe favore të tjera personale, një grup i kompanive private kanë siguruar ndihmën e zyrtarëve publikë për të përfituar nga kontratat qeveritare, ka bërë të ditur Espinoza.

Ekipet e agjentëve kanë zhvilluar gjithsej 57 bastisje, 14 prej të cilave në institucionet publike, përfshirë zyrën e presidentit. Kërkimet kishin për qëllim konfiskimin e dokumenteve që i dëshmojnë krimet. Me këtë rast, autoritetet kanë arrestuar 32 persona, 19 prej të cilëve zyrtarë publikë.