Botë

Izraeli heq maskat edhe në hapësirat e brendshme

Descriptive Text

Izraeli u ka thënë qytetarëve të vet që të heqin maskat edhe në hapësirat e brendshme, duke i dhenë fund një nga masave të fundit që kishin mbetur në fuqi në luftën kundër koronavirusit, pasi infektimet po vazhdojnë të bien për shkak të vaksinimit masiv.

Fëmijët në shkolla dhe të rriturit në punë për herën e parë kanë shkuar pa maska.

Izraelitët kanë qenë të lirë të ecin pa maska në hapësirat e jashtme që nga muaji prill.

Rreth 55 për qind e 9.3 milionë izraelitëve janë të vaksinuar me dy doza.