Botë

Zvicra nuk e voton ligjin e ri të klimës për të ndihmuar në uljen e emetimeve të karbonit

Votuesit zviceranë kanë refuzuar një ligj të ri i cili ishte propozuar për të ndihmuar vendin të përmbushë objektivin e tij për uljen e emetimeve të karbonit për të trajtuar krizën klimatike.

Legjislacioni, i cili përfshinte taksat për karburantin e veturës dhe biletat e fluturimit, u kundërshtua nga 51.6 përqind e elektoratit nën sistemin e demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës.

Ministrja e Mjedisit, Simonetta Sommaruga, ka thënë se disfata do ta bënte "shumë të vështirë" arritjen e qëllimit të emetimeve zero deri në vitin 2050.

Megjithatë ajo shtoi se qeveria tani do të kërkojë të shtrijë masa të pakontestueshme si një detyrë për importuesit e karburantit për të investuar në projekte të mbrojtjes së klimës.

Votuesit refuzuan gjithashtu propozime të ndara për një ndalim të plotë të përdorimit të pesticideve artificiale ose për të kufizuar përdorimin e tyre duke ridrejtuar subvencionet te fermerët që nuk përdorën kimikatet.

Mbështetësit argumentuan se pesticidet ishin të lidhura me rreziqet shëndetësore, ndërsa kundërshtarët kishin pretenduar se ndalimi i pesticideve do të çonte në ushqim më të shtrenjtë, varësi më të madhe nga importet dhe humbje të vendeve të punës për industrinë zvicerane të përpunimit të ushqimit.

Një referendum i veçantë për të mbështetur një ligj të përkohshëm që siguron mbështetje financiare për bizneset gjatë pandemisë COVID-19 u miratua nga 60 për qind, ndërsa një ligj i ri për t'i dhënë policisë kompetenca shtesë për të trajtuar terrorizmin u miratua nga 57 për qind e votuesve.