Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar ditën e sotme një fabrikë të re përpunimi në Francë ku do të prodhohet vaksina anti-COVID, “Moderna”.
Fabrika në Mont do të drejtohet nga Recipharm dhe do ta prodhojë produktin e plotë sipas komitetit të EMA-së që po merret me produkte medicinale për përdorim njerëzor (CHMP).
Në fillim të këtij muaji, CHMP-ja miratoi dy fabrika të reja në Shtetet e Bashkuara që do të prodhojnë substancën aktive dhe produktin e përfunduar për vaksinën e “Moderna”.
Pritet që këto hapa të lejojnë prodhimin shtesë të një deri në dy milionë vaksina të gatshme për përdorim për tregun e Bashkimit Evropian çdo muaj.