Partia konservative qeverisëse e Hungarisë ka përgatitur legjislacion të ri që ndalon materialin pornografik të çdo lloji, ose çdo përmbajtje që inkurajon ndërrimin e gjinisë apo homoseksualitetin tek kushdo nën moshën 18-vjeç.
Partia përshkruan legjislacionin e ri si pjesë të një përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga pedofilia. Por, aktivistët e të drejtave të komunitetit LGBT kanë thënë se ligjet janë diskriminuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigjet pritet të diskutohet të hënën dhe të votohen të martën, raporton AP.
Luca Dudits, anëtare e bordit të grupit “Hatter Society”, ka thënë se nuk ka ligj të tillë askund në Bashkimin Evropian që është kaq i ashpër për LGBT-në.
Grupi ILGA-Europe i cili në vete ka qindra organizata për të drejtat e LGBT-së, ka deklaruar se ato shkelin edhe të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së edukimit për hungarezët.