Botë

29 të burgosur u arratisën për 18 muaj në SHBA

Foto: AP
 

Gjatë 18 muajve të fundit, 29 të burgosur janë arratisur nga burgjet federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dhe gjysma e tyre ende nuk janë kapur. Në disa institucione, dyert janë lënë të hapura, kamerat e sigurisë janë prishur dhe zyrtarët ndonjëherë nuk e vërejnë kur një i burgosur mungon, për disa orë.

Në një burg në Teksas siguria është aq e dobët sa zyrtarët lokalë tallen privatisht me atë që duket si “politikë e dyerve të hapura”.