Botë

Netanyahu: Kam frikë për fatin e kombit

Foto: AP
 

Në atë që llogariten si ditët finale të udhëheqjes së tij 12-vjeçare, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk pritet ta lërë skenën politike në heshtje.

Lideri shumëvjeçar është duke akuzuar kundërshtarët e tij se kanë tradhtuar votuesit e tyre. Netanyahu thotë se ai është viktima e një konspiracioni të thellë. Ai flet në terma apokaliptik kur bëhet fjalë për shtetin pa lidershipin e tij.