Botë

Gati 50.000 kafshë të gjalla kanë qenë në shitje në Wuhan para pandemisë

Foto: AP
 

Më shumë se 47.000 kafshë të gjalla kanë qenë në shitje në tregjet e Wuhanit dy vjet e gjysmë para se të raportoheshin rastet e para të koronavirusit në fund të vitit 2019, kanë treguar disa hulumtime, duke vënë në pah rreziqet për sëmundje nga tregtia me kafshë në Kinë.

Në një punim kërkimor të publikuar në revistën Raportime Shkencore, është thënë se rreth 38 lloje kafshësh janë shitur në 17 tregje në Wuhan në periudhën maj 2017- nëntor 2019, duke përfshirë 31 lloje të kafshëve të mbrojtura.