Botë

Bërnabiq: Haga sot ndoshta nuk e gjykoi Serbinë, por serbët gjithsesi

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se me vendimin e sotëm të Gjykatës së Hagës ndaj Ratko Mladiqit, pajtimi mes popujve është shumë më larg se që ishte në përfundim të luftës në Bosnjë më 1995. Ajo në një intervistë në “Tv Pink”, ka shtuar se vendimi i sotshëm “ndoshta nuk e ka gjykuar Serbinë, por gjithsesi serbët, po”.

Lideri i forcave ushtarake serbe në Bosnjë, Mladiq u dënua sot me burgim të përjetshëm edhe në Apel. Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, përfshirë edhe për gjenocidin në Srebrenicë.