Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania mund ta kthejë Portugalinë në listën “e zezë” të COVID-it

Pushuesit nga Mbretëria e Bashkuara janë alarmuar pas lajmit se Britania mund ta heqë Portugalinë nga lista e destinacioneve të sigurta nga kovidi. Ata kanë mësyrë të dielën aeroportet me qëllim që të shmangin karantinën eventuale prej 10 ditësh në Britaninë e Madhe.

Qindra turistë britanikë kanë pritur në radhë të gjata në aeroportin e Faros në shtetin portugez. Shumë prej tyre janë vaksinuar në Algarve. Sekretari britanik i Transportit ka thënë se vendimi i vështirë është shkaktuar nga ngritja e shkallës së infektimeve në Portugali dhe nga frika e mutacioneve të reja të koronavirusit që mund të jetë rezistent ndaj vaksinave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria britanike njofton se varianti i ri është identifikuar në Indi, duke nxitur shqetësime serioze. Portugalia është një prej destinacioneve kryesore për turistët britanikë.

Interesimi është ngritur edhe më shumë sivjet për shkak se ishte destinacioni i vetëm i madh në listën e gjelbër të Qeverisë së Britanisë së Madhe. Muajin e kaluar, Qeveria britanike e listoi Portugalinë si një prej vendeve ku britanikët mund të pushonin pa pasur nevojë të vetizolohen pas kthimit në vendlindje.