Botë

7​​​​​​​ të vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

 

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të reja dhe shtatë të vdekur nga COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 155.379, ndërsa ai i viktimave në 5.442.