Botë

10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 10 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 3.108 testime, 37 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 90 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 148.798.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë humbjen betejën me koronavirusin 5.423 persona ndërsa janë infektuar 155.304. Numri i rasteve aktive është 1.083.