Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Që nga marsi mbi 500 mjekë të vdekur në Indi

Qindra mjekë kanë vdekur në valën e re të infeksionit të koronavirusit në Indi.

Shoqata e Mjekëve në Indi këtë javë ka konfirmuar se nga Covid 19 që nga marsi deri më tani kanë vdekur 515 mjekë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo shoqatë më herët kishte bërë publike se si pasojë e Covid 19 gjatë vitit 2020 kishin vdekur 748 mjekë.

Sipas Washington Post shumë mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë vazhdojnë të jenë të infektuar dhe përkohësisht të paaftë për të punuar si shkak i rritjes së të infektuarve që nga muaji prill.

Vetëm gjatë javës së kaluar India ka raportuar 1.3 milion raste të reja ndërsa që nga mesi i muajit maj numri i vdekjeve ditore shkon deri në 4 mijë vdekje.