Botë

Trupat e të vrarëve si mjet për terrorizimin e popullit

Agjencia “The Associated Press” dhe Laboratori i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kalifornisë analizuan rastet në të cilat trupat e viktimave janë përdorur nga policia dhe ushtria si mjete terrori. Analiza bazohet në më shumë se 2 mijë postime të fotografive në Twitter, përfshirë edhe intervistat me familjarët, dëshmitarët dhe raportimet e mediave të Birmanisë

Dy xhipa të zinj lëvizin me shpejtësi të madhe nëpër rrugën e boshatisur në Birmani, para se të ndalojnë papritur. Forcat e sigurisë që qëndrojnë prapa fillojnë të shtien në drejtim të një motoçiklete me tre të rinj.

Motoçikleta humb kontrollin dhe përplaset në një derë shtëpie. Të shtënat shpeshtohen edhe më, teksa dy udhëtarë ia mbathin vrapit. I treti, Kyaw Min Latt, mbetet përtokë. Dëgjohen rënkimet e tij teksa forcat e kapin për krah e këmbë të plagosurin 17-vjeçar. E hedhin prapa në xhip dhe largohen.