Botë

Erdogan: Islamofobia ka prodhuar masakrat në Bosnjë e tragjedinë në Palestinë

“Nëse shikojmë përreth vetes, një qasje e tillë, ku mund të shohim suksese të pjesshme, nuk ia ka dalë që të ketë një bazë të gjerë shkaku i racizmit fetar dhe etnik që e përmban. Ky mossukses është manifestuar në formën e intervenimeve të pafundme ushtarake, përleshjeve të brendshme dhe në ngjarjet e shumta dhe të përgjakshme në botën myslimane. Në historinë më të fundit ka pa numër shembuj të vuajtjeve që i ka shkaktuar islamofobia – masakrat në Bosnjë, masakrat në Arakan dhe tragjeditë që po vazhdojnë edhe më tutje prej Turkmenistanit deri në Palestinë”, ka theksuar Erdogan, sipas shkrimit të “Anadolu”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar të martën se bota duhet që ta kuptojë se jo islami, por islamofobia paraqet kërcënim global teksa ka potencuar se pikërisht islamofobia ka shkaktuar masakrat në Bosnjë-Hercegovinë dhe tragjeditë që ende po vazhdojnë në Palestinë dhe Turkmenistan.

Një deklaratë të tillë, presidenti turk e ka bërë gjatë simpoziumit ndërkombëtar dyditor “Mediat dhe Islamofobia”, të mbajtur në Ankara, ka raportuar rrjeti “Al-Jazeera”.

Duke folur rreth islamofobisë, Erdogan ka thënë po ashtu se si fenomen është shndërruar në një sëmundje që po përhapet shpejt në shumë pjesë të botës, veçmas në Perëndim, “sikurse kanceri”. Ai ka specifikuar se gjatë historisë përherë kanë ekzistuar rivalitete, tensione e madje edhe përleshje mes njerëzve të përkatësive të ndryshme religjioze.

“Kryqëzatat që janë zhvilluar me ëndrrën për ta fituar Anadollin dhe Al-Qudsin edhe kanë zgjatur shumë e edhe më shkatërrimet që i kanë shkaktuar kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Nga ana tjetër, gjatë pushtimeve osmane, të cilat janë zgjeruar krejt deri në Vjenë, është e pamundur të gjenden qoftë edhe një rast që do të mund t’i vinte në pozitë të vështirë paraardhësit tanë, neve, e as nipërit tanë”, ka porositur Erdogan, ndërsa ka transmetuar agjencia turke e lajmeve “Anadolu”. Ai ka shtuar se me gjithë këtë, Perëndimi edhe më tutje ka ruajtur arrogancën e saj dhe urrejtjen ndaj shoqërive lindore, e veçmas ndaj turqve.

“Nëse këtë e dëshmon një prej shembujve të fundit, ngritja e flamurit të Izraelit terrorist në godinën e Qeverisë austriake, atëherë është lehtë që të kuptohet se deri në çfarë shkalle ka mbërritur kjo punë”, ka thënë presidenti turk.

Ka shtuar se si kthesat e ndryshimeve të mëdha politike dhe kulturore që kanë ndodhur në rajonet që dikur kanë qenë nën flamurin e Perandorisë Osmane nuk janë asgjë tjetër pos “përpjekjeve të Perëndimit për t’i rikonstruktuar dallimet në këto rajone, duke i vënë në format të tyrin”.

“Nëse shikojmë përreth vetes, një qasje e tillë, ku mund të shohim suksese të pjesshme, nuk ia ka dalë që të ketë një bazë të gjerë shkaku i racizmit fetar dhe etnik që e përmban. Ky mossukses është manifestuar në formën e intervenimeve të pafundme ushtarake, përleshjeve të brendshme dhe në ngjarjet e shumta dhe të përgjakshme në botën myslimane. Në historinë më të fundit ka pa numër shembuj të vuajtjeve që i ka shkaktuar islamofobia – masakrat në Bosnjë, masakrat në Arakan dhe tragjeditë që po vazhdojnë edhe më tutje prej Turkmenistanit deri në Palestinë”, ka theksuar Erdogan, sipas shkrimit të “Anadolu”. Ndërkaq ai ka shtuar se strategjia “e demonizimit të myslimanëve”, të cilën, sipas tij, e ka iniciuar administrata amerikane pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të 2001-s ka liruar virusin e islamofobisë, që veçse ka qenë i pranishëm në strukturën kulturore të shumë shoqërive.

“Ata që gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore e kanë vënë në një godinë të veçantë tani në cak i kanë vënë myslimanët. Racizmi i ri ndaj myslimanëve, që perëndimorët po mundohen që ta zbusin me shprehjen ‘islamofobi’, siç e dimë, paraqet armiqësi ndaj islamit”, ka theksuar Erdogan.