Botë

Orë pas ore: Prapaskenat e shtysës së Bidenit për armëpushimin

Fotot: AP

Vrulli diplomatik kishte mbaruar dhe kryeministri Benjamin Netanyahu ishte në telefon për t’i thënë presidentit amerikan, Joe Biden, se dukej që furia e luftimeve mes Izraelit dhe “Hamasit” do të merrte fund. Ama Bideni mbeti i matur edhe pas telefonatës së pasdites së të enjtes. Gjërat mund ende të komplikoheshin me kalimin e orëve, krejt deri në arritjen e armëpushimit, ka bërë të ditur ekipi i tij.

 

Bisedimet e Bidenit dhe Netanyahut ishin vetëm një shembull i vogël i diplomacisë së furishme që Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë për çështjen. Presidenti dhe ndihmësit e lartë kishin rreth 80 angazhime – nëpërmjet telefonit dhe me takime ballë për ballë – në kuadër të përpjekjes për ta siguruar një fund për luftimet, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë

Vrulli diplomatik kishte mbaruar dhe kryeministri Benjamin Netanyahu ishte në telefon për t’i thënë presidentit amerikan, Joe Biden, se dukej që furia e luftimeve mes Izraelit dhe “Hamasit” do të merrte fund. Ama Bideni mbeti i matur edhe pas telefonatës së pasdites së të enjtes. Gjërat mund ende të komplikoheshin me kalimin e orëve, krejt deri në arritjen e armëpushimit, ka bërë të ditur ekipi i tij.

Të tensionuar, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë pandërprerë telefononin kontaktet në Tel-Aviv dhe Kajro për të mësuar nëse armëpushimi do të respektohej.